2009-07-16 17:03:18

Këshilli Evropian dënoi vrasjen e veprimtares ruse për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova


(16.7.2009 RV)Tronditje për vrasjen e veprimtares ruse për të drejtat e njeriut. Kryesia suedeze e Këshillit Evropian dënoi vrasjen e veprimtares ruse për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova. Si ministri i jashtëm, Karl Bildt edhe ai gjerman, Frank Valter Shtainejer, kërkuan zbardhje të shpejtë të prapavijës së veprës. Estemirova, 50 vjeçare, u gjet e vdekur në republikën autonome ruse të Ingushetisë, me disa të shtëna në kokë dhe gjoks. Pak orë më parë, ishte rrëmbyer në Çeçeninë fqinje. Estemirova konsiderohej si luftëtare e angazhuar për të drejtat e njeriut, që merrej para së gjithash me gjendjen në Kaukaz. Ajo ishte shoqe e ngushtë e gazetares ruse, Ana Politkovskaja, e vrarë në vitin 2006.
Organizata për të drejtat e njeriut në Rusi ka akuzuar presidentin e Çeçenisë për rrëmbimin, dhunimin dhe vrasjen e aktivistes,.Natalia Estemirova. Aktivistja për të drejtat e njeriut, ka punuar në një rast të ndjeshëm për shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni, ajo u rrëmbye në kryeqytetin e këtij vendi Grozni. Trupi i saj u gjet më vonë në Ingushetinë fqinje.
Presidenti Rus, Medvedev ka deklaruar se vrasje e Estemirovaes nuk do të mbetët pa u dënuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.