2009-07-16 17:17:34

Honduras:Miçeleti i gatshëm për dorëheqje, nëse nuk kthehet Zelaja


(16.7.2009 RV)Presidenti i përkohshëm hondurian Roberto Miçeleti ka ofruar dorëheqjen e tij më kushte të caktuara. Parakusht është që paraardhësi i tij i hequr, Manuel Zelaja, të mos kthehet në pushtet, tha Miçeleti në Tegucigalpa gjatë betimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Oskar Matute. Një delegacion hondurian ia ka përcjellë ofertën e tij të dorëheqjes Organizatës së Shteteve Amerikane në Uashington, ths ai. Zelaja u rrëzua nga posti i Presidentit nga forcat e armatosura gjatë grindjes për ndryshimin e kushtetutës së Vendit në fund të qershorit. Bisedat për shuarjen e konfliktit në Honduras nën ndërmjetësimin e presidentit kostarikan Oskar Arias do të vazhdojnë të shtunën.







All the contents on this site are copyrighted ©.