2009-07-14 16:45:22

Përfundoi në Romë Takimi i studentëve universitarë evropianë.


(14.07.2009 RV)Të kumtojnë shpresën: ky eshte zotimi para Papës nga 2000 universitarë. Para dy ditësh në Romë u mbyll takimi i parë Evropian i studentëve universitar mbi temën “Nxënës të rinj të Emausit. Si të krishterë në universitete”. Në këtë takim morën pjesë mbi 2000 të rinj evropian e një delegacion studentësh universitarë nga Toka e Shenjtë
“T’u kumtojnë shpresën, atyre që nuk besojnë në lindjen e qytetërimit të ri të dashurisë”. Këtë pra premtuan dymijë studentë universitarë të Evropës, të cilët u pritën të shtunën e kaluar nga Papa, pasi ishin mbledhur në Romë, për takimin e tyre të parë në nivel evropian.
Të bëhen dishepuj të Emausit, të gatshëm jo vetëm për ta kumtuar, por edhe për ta jetuar Ungjillin në jetën e përditshme të universiteteve, duke e ndihmuar reciprokisht njëri-tjetrin, përmes rrjetit të kapelanive evropiane. Është një nga objektivat, me të cilat përfundoi në Romë takimi i parë evropian i studentëve universitarë. Të dëgjojmë imzot Lorenco Leucin, drejtor i Zyrës për punën baritore universitare, në mikrofonin tonë:

Përgjigje: - Të rinjtë u nisën me idenë që të ritakohen përsëri së bashku në universitete, e edhe me dëshirën që të krijojnë lidhje jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivele evropiane; e të krijojnë, sidomos, lidhje ndërmjet studentëve të të njëjtës disiplinë akademike. Kjo më duket e rëndësishme, sepse krijon kushte për një prani më shumë konkrete, më pak abstrakte e më pak të parë në vija të përgjithshme, me synimin për të zgjidhur problemet e vërteta në fushën e kërkimeve shkencore.

Ndërsa një nga studentët, duke folur për këtë takim të madh të universitarëve, theksoi:

Përgjigje: - M’i hapi sytë për të parë realitetin universitar jashtë Italisë, për të gjetur një pikë takimi me shumë të rinj të tjerë, që kalojnë të njëjtat vështirësi. Është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë guxim e shtytje nga nisma të ndryshme, që po vëmë në jetë në vendet ku jetojmë e studiojmë, për t’u kumtuar të gjithëve se kur në qendër të bashkëjetesës është Krishti, fryma e dashurisë në çdo veprimtari krijohet vetvetiu.







All the contents on this site are copyrighted ©.