2009-07-14 16:51:36

Kardinali Rodriguez Maradiaga: paqë për Hondurasin nëpërmjet dialogut.


(14.07.2009 RV)Hondurasi po vonon të kthehet në normalitet pas krizës institucionale që u krijua me rrëzimin nga pushteti të presidentit Manuel Zelaja, me 28 qershor. Sot edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun i ofroi ndihmë teknike presidentit të Kosta Rikës Oskar Arias, çmim Nobel për paqën, i cili po ndërmjetëson, me miratimin e OKB-së, për krizën e krijuar . Në vend tensioni mbetet i lartë. Të dielën e kaluar katedralja e kryeqytetit Teguçigalpa u sulmua për të tretën herë kurse në tri kisha të tjera nuk qe e mundur të kremtohej Mesha. Edhe Benedikti XVI gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot të dielen, tha se po ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet në Honduras. E pikërisht mbi fjalët e Papës në mikrofonin tonë të ndjekim reflektimin e kryeipeshkvit të Teguçigalpës kardinalit Oskar Andres Rodriguez Maradiaga:

"Ndjemë një gëzim të madh. Ati i Shenjtë na dha shumë forcë me ato fjalë plot urti. Sigurisht bashkësia katolike e falenderon dhe është shumë e kënaqur. Ndër ndjekësit e regjimit të kaluar ka edhe shumë katolikë që veprojnë me ndërgjegje sepse nuk janë të mirëinformuar. Por Kisha nuk mund të rreshtohet nga asnjëra palë. Kisha kërkon pajtimin, paqën dhe mbi të gjitha kërkon mirëkuptimin nëpërmjet dialogut".







All the contents on this site are copyrighted ©.