2009-07-14 19:03:47

Iran vazhdon tragjedia e ekzekutimeve me vdekje


(14.7.2009 RV)Në Iran ekzekuton 13 rebelë sunitë. Vazhdon tragjedia e dënimeve me vdekje në Iran, ku autoritetet e Teheranit kanë ekzekutuar në burgun e Zahedanit 13 anëtarë të një grupi të armatosur sunitë, të cilët akuzohen për një varg sulmesh në juglindje të Iranit. Mediet shtetërore pohojnë se personat e ekzekutuar në burgun e qyteti Zahedan, i përkasin grupit rebel Xhundallah. Autoritetet kanë akuzuar Xhundallahun për trafikim me substanca narkotike, vrasje dhe rrëmbime si dhe për thellimin e mospajtimeve ndërmjet shumicës islame shiite dhe pakicës islame sunite në Iran, në rajonin kufitar me Afganistanin dhe Pakistanin. E veçanta e ekzekutimeve është që kësaj here, vrasja nuk është bërë në sheshe publikisht por ka ndodhur brenda e pa publik.








All the contents on this site are copyrighted ©.