2009-07-13 18:21:28

Vidhet kryqi i shek. XVII në Kishën e fshatin Shipskë në Korçë


(13.7.2009 RV)Paraditen e sotme është vjedhur Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit në fshatin Shipskë në Korçë. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur Kryqin e gdhendur të shekullit të XVII dhe bashkë me të është vjedhur edhe vendi ku mbahen ikonat se bashku me këto të fundit.
Grabitësit janë kujdesur që të marrin pjesë të shenjta e të çmueshme me vlerë shpirtërore, artistike e për vjetërsinë e tyre shumë të madhe.
Policia, që mbërriti në vendngjarje pas denoncimit, vërejti se vjedhja ishte bërë nga dritaret e kësaj Kishe, shumë e njohur në krahinë për pajtorin qiellor që ka, Shën Gjergjin, festa e të cilit kremtohet solemnisht nga besimtarët e kësaj bashkësie Kishtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.