2009-07-13 17:20:56

Metodat e CIA-s në shënjestër të drejtësisë amerikane.


(13.7.09 RV)Metodat e marrjes në pyetje të përdorura nga shërbimi sekret i SHBA së CIA, janë bërë sërish burim debatesh të ashpra politike. Ministri i Drejtësisë Amerikane, Erik Holder, mendon të caktojë një hetues të posaçëm, i cili do të merret me akuzat për tortura të ngritura kundër CIA-s. Kjo mund të shkaktojë një konflikt me presidentin Obama, i cili është shprehur kundër një hetimi mbi metodat e marrjes në pyetje nga CIA gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij, Xhorxh Bush. Ndërkohë, nga qarqe të shërbimit sekret u bë e ditur se CIA për vite me radhë ka mbajtur të fshehtë nga komisionet përgjegjëse parlamentare një program të ri antiterrorist, i nënshkruar nga zëvendës presidenti në kohën e administratës Bush, Dik Çeni, i cili, thuhet se kishte udhëzuar personalisht shërbimin sekret të mos informonte Kongresin Amerikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.