2009-07-13 16:37:28

Kim Jong II është i sëmurë rëndë nga kanceri.


(13.7.09 RV)Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Il, ka një tumor në pankreas e sipas disa specialistëve mund të jetojë jo më tepër se pesë vjet. Kështu ka njoftuar një televizion jugkorean Ytn, duke cituar burimet e shërbimeve sekrete. Tumori është diagnostikuar vitin e kaluar me rastin e iktusit cerebral që pati goditur Kim Jing II -të. Një zëdhënës i ministrisë së Unifikimit të Seulit ka pohuar se qeveria e Koresë së Jugut nuk ka asnjë lajmë mbi tumorin e Kim, i cili është dukë në publik i dobësuar, me fytyre të hequr e me pak flokë. Ky pra është portreti i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong II gjatë ceremonisë përkujtimore të babait te tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.