2009-07-13 16:37:55

Honduras:kard.Maradiaga: “Dialogu udha e drejtë për të dalur nga kriza politike”.


(13.7.09 RV)Në Honduras vazhdon lufta për pushtet. Presidenti i përkohshëm, Roberto Miçeleti, përjashtoi edhe një herë në mënyrë kategorike rikthimin në post të kryetarit të rrëzuar të shtetit, Manuel Zelaja. Nëse Zelaja rikthehet në atdhe dhe i dorëzohet drejtësisë, atëherë mund të flitet për amnisti, tha Miçeleti. Edhe kardinali Maradiaga, kryeipeshkëv i Teguçigalpas ka ndërhyrë mbi grusht Shtetin në Vend: “ për të dal nga kriza politike në Honduras, rruga më e drejtë është dialogu, e nuk besoj se Presidenti Zelaja mund të kthehet”. Gjatë ditëve të kaluara presidenti i Kosta Rikës, Oskar Arias, u përpoq pa sukses për zgjidhjen e konfliktit për pushtet në Honduras. Bisedimet e të dërguarve të të dy palëve njoftohet megjithatë se do të vazhdojnë. Zelaja akuzohet nga kundërshtarët e tij se ka pasur qëllim ngritjen e një diktature me ndryshimin e kushtetutës së Vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.