2009-07-11 18:36:10

Nga 13 deri më 29 korrik, Papa do të jetë në Lë Kombë, në Vale D’Aosta, për një periudhë pushimi.


(12.07.2009 RV)RealAudioMP3 Sot Benedikti XVI kremtoi në Sheshin e Shën Pjetrit lutjen e fundit të Engjëllit të Tënzot para pushimeve verore. Të dielën, më 19 korrik, Papa do ta kremtojë Lutjen e së dielës me besimtarët, në lokalitetin Romano Kanaveze, në dioqezën piemonteze të Ivresë. Lutja mariane do të kremtohet para Kishës famullitare të Shenjtorëve Pjetri e Solutori.
Të dielën e dytë të pushimeve, më 26 korrik, lutja e Engjëllit të Tënzot do të kremtohet në Lë Kombë të Introdit.
Gjatë muajit do të ndërpriten audiencat e përgjithshme të të mërkurave 15, 22 e 29 korrik.







All the contents on this site are copyrighted ©.