2009-07-10 16:00:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) shqyrton sot kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për qarkun e Fierit.


(10.7.2009 RV)Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) shqyrton sot pasdite kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për rivlerësim dhe rinumërim të votave në katër KZAZ të qarkut të Fierit.
Një ditë më parë KQZ vendosi të shqyrtojë kërkesën e socialistëve për të numëruar dhe vlerësuar të gjitha fletët e votimit të 9 QV, të cilat janë depozituar në KQZ prej disa ditësh.
Në ankimimin e saj për Fierin, PS ka paraqitur 13 kërkesa, që kanë të bëjnë si me rrëzimin e vendimeve të ndërmjetme që këto katër KZAZ kanë marrë për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve, ashtu edhe me kërkesat për hapjen e kutive të votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin final të të gjithë qarkut.
Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së në zgjedhjet e qershorit në qarkun e Fierit koalicioni i djathtë "Aleanca e Ndryshimit" fitoi 7 mandate, koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim" 8 mandate dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 1 mandat.







All the contents on this site are copyrighted ©.