2009-07-09 17:40:49

“Ka të drejtë Papa. Modeli i tashëm ka dështuar.” Guvernatori i Bankës së Italisë Mario Dragi vlerëson enciklikën e Papës “Caritas in Veritate”.


(09.07.2009 RV)“Kriza aktuale vërteton nevojën për një raport ndërmjet etikës dhe ekonomisë, tregon brishtësinë e një modeli që ka tendenca për teprime, të cilat shkaktuan falimentimin e tij”. Këtë pohon Guvernatori i Bankës së Italisë Mario Dragi në një koment të botuar nga gazeta vatikanase “L’Osservatore Romano” duke folur mbi enciklikën e Benediktit XVI “Caritas in Veritate”, e cila i kushtohet temave shoqërore dhe ekonomisë së globalizuar. “Ky i tashmi – shpjegon guvernatori – është një model në të cilin operatorët bankarë e quajnë çdo manovër si të ligjshme; është një model i cili beson verbërisht tek aftësia e tregut për t’u vetërregulluar; një model në të cilin e keqja bëhet si diçka e zakonshme; një model në të cilin rregulluesit e tregjeve janë të dobët dhe bëhen pré e rregullatorëve; një model në të cilin shpërblimet e drejtuesve të lartë të ndërmarrjeve janë etikisht të patolerueshme” - shprehet ndër të tjera Guvernatori i Bankës së Italisë Mario Dragi.







All the contents on this site are copyrighted ©.