2009-07-09 15:19:44

Papa priti në audiencë Presidentin e Republikës së Koresë, Lee Myung-Bak me të cilin foli mbi krizën ekonomike e paqe


(09.7.2009 RV)Gjithnjë sot paradite, Papa priti në audiencë në Vatikan Presidentin e Republikës së Koresë, Lee Myung-Bak, i cili më pas u takua edhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone e Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Mambertì.
Bisedimet e përzemërta mundësuan një shkëmbim të mendimeve mbi disa tema me interes të përbashkët, ndërmjet të cilave pasojat e krizës botëror ekonomike, sidomos për Vendet më të varfra, dhe situata politike e sociale në gadishullin korean.
Në planin bilateral janë përkujtuar marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Koresë e Selisë së Shenjtë, si dhe dialogu ekumenik e ndërfetar dhe bashkëpunimi ndërmjet Kishës e Shtetit në fushën e edukimit e atë sociale.







All the contents on this site are copyrighted ©.