2009-07-09 15:19:32

Papa në audiencë me kryeministrin australian Rudd foli mbi Ditën Botërore të Rinisë dhe mjedisin


(09.7.2009 RV)RealAudioMP3 Takime veçanërisht domethënëse sot paradite për Benediktin e XVI, dy ditë pas botimit të Enciklikës “Caritas in Veritate” e derisa në Akuila të “Mëdhenjt e Tokës” janë mbledhur për samitin e G8, Benedikti XVI e priti në audiencë kryeministrin e Australisë, Kevin Rudd. “ Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton një deklaratë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – janë përmendur udhëtimi i Atit të Shenjtë në Sidnej, në korrik të vitit 2008, për Ditën Botërore të Rinisë dhe atmosfera e shkëlqyer e bashkëpunimit ndërmjet Autoriteteve kishtare e civile të Australisë, çka u pasqyrua edhe gjatë organizimit të Ditës Botërore të Rinisë në Vend. Pastaj, dy bashkëbiseduesit “u ndalen te situata aktuale ndërkombëtare e rajonale, me një referim të posaçëm si për respektimin e lirisë fetare po kështu edhe për problemet e mjedisit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.