2009-07-08 11:48:23

Papa uron që enciklika e re ta ndihmon njerëzimin të ndjehet një familje e vetme.


(08.7.2009 RV)Benedikti XVI sot paradite gjatë audiencës së përgjithshme ka uruar që enciklika e tij e re ‘Caritas in Veritate’ – ‘ E Vërteta me Dashuri’ e botuar dje, “ta ndihmojë njerëzimin të ndjehet një familje e vetme, e impenjuar në realizimin e një bote të bazuar në drejtësi e paqe”.
“Jo vetëm me të mirën materiale” por sidomos me “rritjen shpirtërore” realizohet zhvillimi i plotë i personit njerëzor, tha Ati i Shenjtë Racinger. “Të lutemi që enciklika e re të mund të ndihmojë njerëzimin të ndjehet një familje e vetme” e, shtoi, “të lutemi që besimtarët që veprojnë në ekonomi e në politikë ta ndjejnë se sa rëndësishme është dëshmia e tyre ungjillore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.