2009-07-08 16:33:46

Nga një bombardim kundër talibanëve vriten të paktën 10 kryengritës


(08.7.2009 RV)Nga një bombardim i aeroplanëve të telekomanduar amerikanë është shkatërruar një kamp trajnimi i talibanëve në malet afër kufirit afgan, ku janë vrarë sot të paktën 10 kryengritës, kanë bërë të ditur dy zyrtarë zbulimi. Ky ishte sulmi i dytë i tillë brenda 24 orëve në zonën fisnore të Vaziristanit Jugor, që është vatër qëndrese e liderit taliban Baitullah Mehsud dhe vendstrehim i liderëve të Al Kaidës.
Nga një shpërthim në jug të Afganistanit vritet një ushtar britanik. Një ushtar britanik është vrarë në jug të Afganistanit, ka bërë të ditur sot Ministria e Mbrojtjes. Ushtari është vrarë nga një shpërthim afër qytetit Gereshk në provincën Helmand. Vrasja e këtij ushtari ngre në 167 numrin e përgjithshëm të ushtarëve britanik të vrarë në Afganistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.