2009-07-07 16:43:22

Policia kineze përpiqet të vërë rendin në Urumki.


(07.07.2009 RV)Disa qindra ujgurë u përpoqën sot të protestojnë gjatë vizitës së shtypit të huaj në Urumki, vizitë kjo e organizuar nga autoritetet kineze në kryeqytetin e Ksinjang ku dhuna shkaktoi ditët e fundit 156 të vdekur. Manifestuesit u detyruan të ulen pas ndërhyrjes së policisë. Një funksionar i policisë refuzoi t’i përgjigjej një pyetjes së gazetarëve në lidhje me dhunën e ditëve të kaluara, ndërkohë që sipas agjencisë kineze Ksinhua policia deri tani kryer 1400 arrestime. Po ashtu Partia Komuniste Kineze i bëri thirrje sot popullatës së Urumki që të pushojnë protestat. Siç dihet të dielën e kaluar në këtë zonë shpërthyen përleshje ndërmjet myslimanëve të etnisë ujgure dhe kinezëve të etnisë han. Po ashtu sekretari i parë i qytetit Van Lekuan shpalli 24 orë shtetrrethim për të parandaluar trazirat.







All the contents on this site are copyrighted ©.