2009-07-07 17:52:32

Në audiencë te Papa kryeministri i Japonisë, Taro Aso. Kriza ekonomike botërore e impenjimi për Afrikën temat e bisedimeve.


(07.7.2009 RV)Gjendja e shkaktuar nga kriza ekonomike dhe impenjimi i Japonisë e Selisë së Shenjtë për Afrikën, kanë karakterizuar sot paradite audiencën e Benediktit XVI me kryeministrin e Japonisë, Taro Aso, i cili vizitoi Vatikanit bashkë me bashkëshorten e delegacionin përcjellës.
Pas bisedimeve me Papën, njofton një deklaratë zyrtare e Vatikanit, kryeministri i Japonisë është takuar edhe kardinalin sekretar të Shtetit të Selisë së Shenjtë, Tarçizio Bertone, dhe me sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvin Dominique Mamberti. “Lidhur me planin bilateral – përfundon deklarata e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit – janë përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet Japonisë e Selisë së Shenjtë, si dhe mirëkuptimi e bashkëpunimi ndërmjet Kishës e Shtetit në Japoni”.







All the contents on this site are copyrighted ©.