2009-07-07 16:44:59

Amerikanët shkatërrojnë një bazë talebane në Pakistan.


(07.07.2009 RV)12 vetë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën nga sulmi ajror amerikan me avion pa pilot në Pakistan përgjatë zonës kufitare me Afganistanin. Lajmi u dha nga organet pakistane të rendit publik, të cilat saktësuan gjithashtu se gjatë sulmit u shkatërrua baza e militantëve talebanë në Lada, në Vaziristanin jugor, një qendër kjo e talebanëve të Bajtullah Mehsudit. Forcat e sigurisë të Pakistanit po përgatisin një operacion tjetër të madh në Vaziristan pikërisht për të kapur të shumëkërkuarin Bejtullah Mehsud. Mendohet se Mehsud, udhëheqësi i talebanëve në Pakistan ka arritur deri atje sa të blejë e shesë fëmijë të cilët pastaj përdoren për sulme vetëvrasëse kamikaze.







All the contents on this site are copyrighted ©.