2009-07-06 17:13:56

Shqipëri/PS-ja: nuk njohim zgjedhjet nëse Berisha nuk heq dorë nga mandati i 9 në Fier.


(06.7.2009 RV)Partia Socialiste ka mbledhur sot në mesditë anëtarët e kryesisë socialiste për të diskutuar rreth zhvillimeve të mëtejshme që do të mbahen pas zgjedhjeve që u zhvilluan më 28 Qershor. Kreu i PS, Edi Rama theksoi se nuk do të njohë zgjedhjet nëse socialistëve u mohohet mandati i fituar me vota në qarkun e Fierit. Rama akuzoi Berishën dhe KQZ për maskaradë me votën e shqiptarëve, ndërsa hodhi poshtë deklaratën e Ilir Metës se ka tentuar të blejë vota nga e djathta përpara ditës së zgjedhjeve. Rama: Berisha të heqë dorë nga mandati i 9 në Fier, ndryshe PS nuk do të njohë zgjedhjet . Në zgjedhjet parlamentare të Qershorit, nga rezultatet paraprake PS mori 65 mandate, PD 68, LSI 4 mandate, PBDNJ dhe PDI nga 1 mandat. Ndërkohë sot do të numërohen edhe 9 kuti të disa KZAZ-ve të Fierit nga të cilat PS pretendon të fitojë edhe një mandate të 9-të në këtë qark. Ndërkaq ende nuk është lexuar vendimi zyrtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Nga (BalkanWeb)







All the contents on this site are copyrighted ©.