2009-07-06 16:52:42

Në Kinë, në përleshje në Xinjiang vriten mbi 156 vetë.


(06.7.2009 RV)Një qind e pesëdhjetë të vdekur e tetëqindtë të plagosur. Ky është bilanci i ndeshjeve të djeshme që përgjaku provincën kineze të Xinjiangut. Dhuna shpërtheu në qytetin e rajonit, Urumki, pas që me qindra “ujgurianë”, një etni myslimane e pranishme në këtë zonë, kanë dal në shesh për të manifestuar kundër mënjanimit që pësojnë. Më saktësisht protestat janë organizuar për vdekjen e dy “ujgurianëve” në fund të qershorit në jug të Kinës. Ky rajon është i banuar me 8 milion banorë Ujgurë, një pakicë myslimane me prejardhje turke, e cila lufton për shtet më vete nga Kina që ka gati një miliardë e 400 milionë banor. Shkaku i përleshjeve ishte demonstrata e fundit e ujgurëve. Pjesëmarrësit e protestave kanë sulmuar autobusë dhe kanë hequr barrikadat e vendosura në rrugë.







All the contents on this site are copyrighted ©.