2009-07-06 16:54:13

Honduras, dështon kthimi i presidentit Zelaja


(06.7.2009 RV)Në Honduras ka dështuar natën e kaluar tentimi i kthimit në atdhe i presidentit të larguar nga pushteti me grusht shteti, Manuel Zelaja. Ushtarët kanë ndaluar uljen e avionit të ish-presidentit në aeroportin e kryeqytetiy Teguçigalpa, ku një manifestues ka mbetur i vdekur gjatë ndeshjeve të dhunshme ndërmjet mbështetësve të ish presidentit e forcave të sigurisë. Kështu Zelaja është nisur për në El Salvador për të takuar kryetarët e Shteteve të Amerikës Latine e për të studiuar kthimin në Honduras. Një thirrje për pajtimin e vendit erdhi nga Konferenca ipeshkvnore katolike e Hondurendasit.







All the contents on this site are copyrighted ©.