2009-07-04 17:54:14

Liturgjia e Fjalë së Zotit e dielës së 14-të B


(04.7.2009 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 14-të gjatë vitit kishtar ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës.
Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele flet për pranimin dhe refuzimin e profetit e të Jezusit, na flet mbi fenë e mosbesimin e njeriut. Po kështu leximet biblike e kësaj së diele na kujtojnë se Zoti mund t’i fal e dhuroi çdo personi dhanti e fuqi të jashtëzakonshme e të veçanta: Ezekliet profet i fali guximin për t’i folur një populli rebel, Palit të vazhdoi misionin e tij, me vetëdijen për dobësitë e veta njerëzore që kishte, Jezusit i dha autoritetin e fjalës dhe të veprave që befasonin e çuditeshin bashkëvendësin e tij narazenas.
Edhe sot, Jezu Krishti vazhdon t’i përshkoi shtigjet e jetës sonë duke mbjellur me duar plotë Fjalën e Tij Jetëdhënëse: na takon neve ta pranojmë e ta mishërojmë në jetën e përditshme.
Ungjilli i kësaj së diele na paraqet Jezusin në vendlindje, të refuzuar nga bashkë qytetarët e tij. Ai çuditej nga mosbesimi i tyre. Ndërsa ne Atë e shpallim mësues e udhëheq tonin. Pra tema kryesore që përshkon liturgjinë e Fjalës të kësaj së diele të 14-të është refuzimi, kundërshtimi e dëshpërimi në të cilin është i detyruar të lëviz në mënyrë të pashmangshme ai persona që e mëshiron me fjalë e vepra praninë e Zotit ndër njerëz në botë.
*******
Pesa e Ungjillit të kësaj së diele është e mbyllur brenda dy kornizave të çudive apo mahnitjeve: atë të banorëve të Nazaretit – “E shumë duke e dëgjuar mbeteshin të mahnitur e çuditeshin” – dhe ajo e Jezusit – “Ai çuditej për mosbesimin e tyre”. Ky stil letërsie, i quajtur ‘inclusione’- ‘përfshirës’, na jep njësinë dhe çelësin e leximit të pjesës ungjillore të kësaj së diele.
“Shumëkush duke e dëgjuar mbetej i çuditur, i mrekulluar”. Reagimi i parë, elementi i parë që mund të vërejmë tek Jezusi i Ungjijve është ky: Ai nuk e le askënd indiferent. E çudia, e mahnitja provokon apo shkakton në ne pyetje, nxit në ne kërkimin. Në të vërtetë Marku propozon menjëherë pesë pyetje – e me pyetje është përplot edhe Bibla, : Jezusi si subjekt i çudisë, i mahnitjes, Jezusi si pyetje e pikëpyetje.
Gjithnjë në Markun, akoma dy diele më parë, nxënësit pyeteshin: “Kush është vallë ky (Jezusi) të cilit edhe era e deti i binden?” (Mk 4,41). Sot njerëzit e vendlindjes së tij pyesin: “Po a nuk është Jezusi i joni? A nuk është ky zdrukthëtar për të cilin dimë çdo gjë?”. E, në fund të pjesë ungjillore, kemi akoma çudinë e Jezusit, mrekullimin e dhimbshëm të atij që nuk është kuptuar, mahnitjen e dhimbshme të të dashuruarit të refuzuar që vazhdon të duaj, që vazhdon të shpik gjeste, edhe të vogla, për të treguar pasionin e dashurinë e pashtershëm. “Dhe nuk mundi aty të bëjë asnjë mrekulli” thotë Marku, por menjëherë korrigjohet e shton: “Vetëm i vuani duart mbi disa të sëmurë e i shëroi”. Dashuria e refuzuar vazhdon të dashuroi: shëron pak të sëmurë, por nuk ushqen hakmarrje, nuk ushqen inat as urrejtje.
Dashuria nuk lodhët, nuk dorëzohet; është vetëm e çuditur, por vazhdon ta shëroi jetën. Këtë e pati kuptuar Ezekieli, profeti i leximit të parë të kësaj së diele (Ez 2,2-5), profeti i profecive të refuzuara. Thotë ai: “Dëgjuan ose s’dëgjuan, megjithatë le ta dinë se në mesin e tyre është profeti”. Çfarëdo qoftë sjellja e qëndrimi i popullit, zemër hapur ose zemër mbyllur, Zoti ka vendosur të jetë aty e atje, në mërgim, porsi roje, porsi premtim, si mahnitje, ndoshta një ditë, në thellësi të zemrës. Si dashuria që nuk është lodhur as mërzitur nga çudia jonë. E ata pak të sëmur të shëruar nga Nazareti janë vërtetim e vulë për çudinë tonë që kemi ndaj të mirave Hyjnore. Zoti i refuzuar bëhet shërim: dashuria e mërguar dhe e refuzuar dërgon akoma shenja jete rreth vetes. Dëgjuan ose s’dëgjuan, unë jam tek porta e trokas dhe pres që ndokush të ma hap derën (krh Vpr 3,20). Dëgjuan ose s’dëgjuan, unë jam në mesin e tyre. E atëherë e kuptoj Shën Palin, e kuptoj me gëzim fjalën e tij kur thotë: “Kur jam i ligshtë, pikërisht atëherë jam i fortë” (2Kor 12,10)-
Kur jam i ligshtë e i ligshtë nga feja, kur jam i brishtë si kallami, kur jam si fitili i fikun, atëherë mund të jam i fortë me forcën e Zotit, atëherë shërohem jo me energji të mia por me shërimin nga lartë, nga qielli, atëherë i këndoj këngët që janë nga lartësitë qiellore.
Prej nga vjen kjo urti? Prej nga vijnë këto mrekulli? Prej nga vijnë këto shërime? Dëgjuan ose s’dëgjuan. Kur unë refuzoi, jam i fortë me rrethimin me të cilin Zoti më rrethon. Pas portave të mia të mbyllura, jam i fortë me forcën e atij që troket në portën time.
E nga leximet biblike të kësaj së diele na drejtohet pyetja: pse mbyllja, pse refuzimi? Pse e refuzojmë Jezusin? Pse e refuzojmë Hyjnoren në jetën tonë? Përgjigjen në këto pyetje e konflikte tona, e kemi në Ungjill të Krishtit Zot e Mësues. Ai është e Vërteta, Rruga dhe Jeta. Përgjigjen në pyetjet thelbësore e jetike të ekzistencës, i gjemë vetëm në Atë që vjen nga lartë, nga Qielli e na prijnë drejt cakut të amshuar, në lartësi, në Hyjin.
Mos të mbyllemi edhe ne porsi banorët e Nazaretit në atë njohim, në atë që dimë e shohim për Zotin e për veten.. Zoti është pambarimisht shumë më tepër nga ajo që ne dimë për Të. Madje, çdo njeri është shumë më tepër nga ajo dinë për veten, është bir i dashur i Hyjit Atë. Ai i shëron refuzimet tona e na shpëton në dashurinë e Tij të pakufishme. Filozofi i lashtë Herakliti, thoshte: “Kush nuk guxon të shpreson të pashpresueshmën nuk do ta arrijë kurrë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.