2009-07-03 12:40:58

Vdiq At Pasquale Borgomeo, për 20 vjet drejtor i Radio Vatikanit.


(03.7.2009 RV)Dje pas dite pushoi së rrahuri zemra e At Pasquale Borgomeos, Jezuit, drejtor i përgjithshëm i Radio Vatikanit për mëse 20 vjet. Mesha e dritës e salikimit do të kremtohen nesër, 4 korrik në ora 9.15 në Kishën e Shpirtit Shenjt në Sassia në Romë. E tërë familja e Radio Vatikanit i shpreh familjes së atë Borgomeos e Shoqërisë së Jezusit (Jezuitëve) afërsinë shpirtërore në lutje e ngushëllimet më të thella.
Atë Pasquale Borgomeo ishte 76 vjeçar, prej të cilave 60 i kaloi në Shoqërinë e Jezusit (Jezuitë). Prej këtyre, 35 i kaloi në shërbim të Papës e Selisë së Shenjtë në Radio Vatikan, së pari si Përgjegjës i Redaksisë Qendrore, më pas si Drejtor i Programeve e së fundi si Drejtor i Përgjithshëm.
I lindur në Napoli, njeri i hapur, i përzemërt e komunikues, i specializuar në teologjinë patristike me tezën e doktoraturës mbi Shën Agostinin në Sorbonë të Parisit nën udhëheqjen e të madhit Henri Irené Marrou, Atë Borgomeo e vuri tërë inteligjencën e shkëlqyeshme, kulturën e gjerë e zotërimin e shkëlqyeshëm të gjuhëve në botën e komunikimeve shoqërore.
U impenjua shumë që Radio Vatikani të ishte e pranishme në mënyrë aktive e të përshtatshme jo vetëm në botën katolike, por edhe në botën e gazetarëve e në organizatat ndërkombëtare të radiofonisë. Disa herë ka vizituar edhe Shqipërinë e Radio Televizionin Shqiptar duke dhënë ndihmën e tij të pakursyer me zemër e mjete radiofonike. Organizator i jashtëzakonshëm, e ka udhëhequr e drejtuar me entuziazëm bashkësinë e madhe të Radio Vatikanit duke lënë një trashëgimi të çmueshme bindjeje e përkushtim në shërbimin kishtar të pasardhësit të Pjetrit, e në kumtimin e Ungjillit përmes fjalës së transmetuar e të përhapur me mjetet më të azhurnuara të teknikës moderne.







All the contents on this site are copyrighted ©.