2009-07-03 20:48:10

Obama gati të hap dialogun me Rusi


(03.7.2009 RV)Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama kërkon që Rusia të kuptoj se është koha për t'i dhënë fund asaj që ai e quan "qasje e vjetër e Luftës së Ftohtë" në marrëdhëniet me Uashingtonin. Obama, në një konfrencë shtypi, përpara vizitës së tij javën e ardhshme në Moskë, tha se ai planifikon të përcjellë këtë mesazh tek ish presidenti dhe kryeministri i tanishëm Vladimir Putin, pasi ai beson se Putin ka ende ndikim ne politikën ruse.
E pas kësaj deklarate të presidentit Amerikan, nga Moska vjen përgjigja e zëdhënësit të kryeministrit Putin. “Po shoh se Obama nuk i ka të gjitha informatat”, shpjegoi Dimitri Peskov, “pas ta ketë vizituar Moskën, do të njihet më realitetin”. Nga fjalët e tij, shtoi Peskov, është shumë pozitive që në axhenden e Obamës do të ketë një takim edhe me Putinin. Jam i sigurt se pas takimit me Putinin, Obama do të ndryshojë mendimin e tij”.







All the contents on this site are copyrighted ©.