2009-07-01 17:58:58

Papa: vlerat etike e morale janë të rëndësishme në politikë.


 (01.7.2009 RV)Duke përshëndetur në mbarim të audiencës së përgjithshme grupet e ndryshme të pranishme në audiencë, e në mënyrë të posaçme përfaqësuesit e Shoqatës italiane ndërparlamentare ‘Lëvrues të etikës” , Papa ka nënvizuar rëndësinë e vlerave etike e morale në politikë. Pastaj, duke përshëndetur përfaqësuesit e Këshillit italian kundër fajdesë, ngriti zërin në favor të viktimave të kësaj shuplake shoqërore:
“I nxis të gjithë të impenjohen me një hov të ri për t’iu kundërvënë me sukses fenomenit, shumë të përhapur, të fajdesë e të marrjes me dhunë të borxhit, gjë që s’është tjetër, veçse një skllavëri poshtëruese. Uroj që, edhe nga ana shtetit, familjeve nevojtare, të cilat marrin guximin t’i denoncojnë ata, që përfitojnë nga kushtet e tyre, shpesh herë tragjike, të mos u mungojë ndihma e mbështetja e nevojshme”.
Benedikti XVI pastaj, një përshëndetje për njerëzit që, në këtë periudhë pushimesh, për arsye nga më të ndryshmet, nuk mund të kalojnë disa çaste çlodhjeje, duke u uruar të mos u mungojë solidariteti e afërsia e njerëzve të dashur. Edhe një urim i fundmë. Papa ua drejtoi të rinjve, që në këto ditë po japin provime, duke i siguruar se i kujton në lutje.







All the contents on this site are copyrighted ©.