2009-07-01 18:42:39

Imzot Mauro Piaçenca shuguroi 38 diakonë të rinj të Kongregatës së Legjionarëve të Krishtit.


(01.07.2009 RV)38 diakonë të rinj, përfaqësues të zonave të ndryshme të Planetit, që nga kontinenti amerikan, deri në Vietnam. Kjo është gjeografia e prejardhjes së diakonëve të Legjionarëve të Krishtit, shuguruar dje nga imzot Mauro Piaçenca, sekretar i Kongregatës për Klerin.
Ceremonia u mbajt në praninë e 900 pjesëmarrësve, pranë kapelës romake të Qendrës së studimeve të larta, përbri Universitetit Papnor ‘Mbretëresha e Apostujve”. I pranishëm edhe Atë Alvaro Korkuera, drejtor i përgjithshëm i Legjionarëve të Krishtit si dhe mëkëmbësi i tij i përgjithshëm, atë Luis Garza.
Diakoni është profet i një bote të re, mbartës i mesazhit, që rrezaton dritë mbi të gjitha problemet shqetësuese të njeriut e të shoqërisë - theksoi gjatë homelisë imzot Piaçenza. Më pas uroi që diakonët e rinj ta përhapin këtë dritë në botë gjatë gjithë jetës e misionit të tyre, i cili dallohet nga tre impenjime kryesore: diakonia e Fjalës së Zotit, e Eukaristisë dhe e shërbimit ndaj të varfërve.








All the contents on this site are copyrighted ©.