2009-06-30 18:41:33

Suedia merr kryesinë e Bashkimit Evropian.


(30.06.2009 RV)Sot Republika Çeke i dorëzoi Suedisë presidencën e Bashkimit Evropian për gjashtëmuajorin e dytë të vitit në vazhdim. Të shumta problemet që duhen përballuar nga presidenca suedeze duke nisur nga klima, lufta kundër emigracionit klandestin e deri tek kriza ekonomike. Në plan të parë edhe çështja e institucioneve evropiane po të kihet parasysh se së shpejti skadon edhe mandati i Komisionit Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.