2009-06-30 16:51:43

Një aeroplan me 143 udhëtarë rrëzohet në ishujt Komore. Mbijeton një fëmijë pesëvjeçar.


(30.06.2009 RV)Një aeroplan i shoqërisë Jemenia u rrëzua sot në oqeanin indian pak minuta përpara zbritjes në aeroportin e Moronit, kryeqytet të ishujve Komore. Aeroplani ishte nisur nga Sanaa, kryeqyteti i Jemenit. Në të kishte 11 anëtarë të ekuipazhit si edhe 142 udhëtarë që vinin nga Parisi dhe Marseje, ndër të cilët tre ishin fëmijë. Nga këta të fundit, ka shpëtuar një pesëvjeçar. Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë njoftojnë se deri tani përveç të mbijetuarit kanë gjetur edhe disa trupa të pajetë si edhe pjesë të avionit. Drejtori i aeroportit të Moronit Haxhi Mohamed Ali tha se kontaktet me avionin ishin ndërprerë pesë minuta përpara zbritjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.