Iran: Khatami bën thirrje për formimin e një komisioni për rinumërimin e votave e
shpreh besimin e plotë tek Musavi.
(30.06.2009 RV)“Mendoj se Musavi është një nga personat më të çmueshme të Republikës
Islamike dhe prandaj ripohoj besimin tim të plotë në personin e tij. Qeveria duhet
të ndalojë përdorimin e shpërpjestueshëm të dhunës kundër shtetasve dhe duhet të ecet
drejt formimit të një komiteti të pavarur që që të kontrollojë rezultatin e zgjedhjeve”.
Kështu deklaroi sot për gazetarët Sejed Mohamed Katami, ish-presidenti reformist i
Iranit gjatë një takimi me komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Sipas agjencisë
të punëtorëve iranianë Ilna Khatami ripohoi besnikërinë e plotë të frontit reformator
ndaj parimeve të Revolucionit dhe Republikës islamike iraniane. Në vazhdim Khatami
i kërkoi qeverisë që të impenjohet për të krijuar një hapësirë brenda shoqërisë ku
forcat e ndryshme politike të ndeshen lirisht me njëra-tjetrën.