2009-06-30 16:52:21

Iraku në festë.Trupat amerikane i dorëzojë ushtrisë e policisë irakiane kontrollin e rendit në vend.


(30.06.2009 RV)Sot në ditën e tërheqjes së trupave amerikane nga të gjitha qytetet e Irakut, kryeministri Nuri Al Maliki i bëri thirrje të gjitha shtresave të shoqërisë irakiane të bashkohen. “Qofshi të bekuar për përpjekjet e tuaja për të arritur këtë sukses të madh” – tha kryeministri i vendit duke folur me ministrin e mbrotjes dhe të brendshëm të Irakut si edhe drejtuesit të Shërbimit Sekret. Në bazë të marrëveshjes ndërmjet Uashingtonit dhe Bagdadit nënshkruar në 2008, sot skadon afati i tërheqjes së trupave amerikane nga të gjitha qytetet dhe qëndrat e banuara të Irakut. Kjo marrëveshje parashikon që në 2011, amerikanët të tërhiqen përfundimisht nga Iraku. Pra duke nisur nga sot rregulli dhe rendi në vend do të mbahet nga vetë irakianët. Por ndërkaq, natën që shkoi pati përsëri luftime. Katër ushtarë amerikanë mbetën të vrarë nga këmbimi i zjarrit me disa rebelë sunitë ndërsa po kryheshin operacionet e tërheqjes nga qytetet dhe fshatrat e vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.