2009-06-30 17:07:46

Dhimbja dhe lutja e Papës për aksidentin tragjik të shpërthimit të një treni në Itali


(30.06.2009 RV)Papa Benedikti XVI shprehu pjesëmarrjen e tij të thellë në dhimbjen, që prek krejt qytetin e Viarexhos në Itali, ku gjatë natës së djeshme dy çisterna të një treni me gaz të lëngshëm shpërthyen duke shkaktuar viktima, të plagosur e dëme. 16 vetë kanë humbur jetën e 36 janë plagosur e 5 akoma nuk janë gjetur në aksidentin e trenit, të cilit iu thye njëri prej akseve pikërisht në afërsi të stacionit të qytetit toskan, duke shkaktuar daljen nga binarët dhe shpërthimin. Dy pallate aty afër u rrafshuan me tokën, duke përfshirë edhe banorët, disa prej të cilëve gjetën vdekjen e të tjerë kanë djegje të rëndësishme. Zona është evakuar. Në telegramin e ngushëllimit, që mban firmën e kardinalit sekretar të Shtetit të Vatikanit, Tarçizio Bertone, Papa kërkon bekimin hyjnor për të afërmit e viktimave dhe lutet për shpirtin e të vdekurve.







All the contents on this site are copyrighted ©.