2009-06-29 19:08:35

Tërheqja e trupave amerikane nga Iraku përfundon para afatit


(29.06.2009 RV)Me një ditë para afatit në krahasim me parashikimet, ushtria amerikane përfundoi tërheqjen nga të gjitha qytetet e qendrat e banuara irakiane. Trupat e SHBA-ve u dorëzuan autoriteteve irakiane të gjitha aparaturat dhe instalimet ushtarake. Në to janë disllokuar rreth 30 mijë njësi vendore, që për momentin, janë në gatishmëri të plotë. Për të kremtuar tërheqjen e amerikanëve, qeveria e ka shpallur ditën e nesërme festë kombëtare. Ndërkaq, në terren vazhdon dhuna, me atentate e vrasje në zona të ndryshme të vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.