2009-06-29 16:16:46

Shqipëri: vijon numërimi i votave, ekuilibër PD-PS


Rezultatet e deritanishme tregojnë se socialistet kanë marrë 43.29 perqind të votave, demokratët 27.22 përqind, PBDNJ 6.7 dhe PDI 4.35 përqind të votave.
Perqindjet e partive ne rang kombetar
PS 41.29 perqind
PD 39.45 perqind
LSI 4.86 perqind
PR 2.18 perqind
PBDNJ 1.36 perqind
PDI 0.89 perqind
Duke ndjekur te dhënat e fundit te publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbështetur nga USAID, neper qarqe procesi i numërimit ofron minute pas minute ndryshime te rezultateve. Nga numërimi i deritanishëm i votave në të gjitha QV-te në disa qarqe vihen re dallime fitoreje mes dy partive të mëdha, ndërsa në disa të tjera gara vazhdon ngushtë mes tyre.
Vijon numërimi i votave dhe gjithashtu publikimi i rezultateve te fundit nga 12 qarqet e vendit. Duke ndjekur te dhënat e fundit te publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbështetur nga USAID, neper qarqe procesi i numërimit ofron minute pas minute ndryshime te rezultateve.
Nga numërimi i deritanishëm i votave në të gjitha QV-te në disa qarqe vihen re dallime fitoreje mes dy partive të mëdha, ndërsa në disa të tjera gara vazhdon ngushtë mes tyre. Procesi ecën me ritme te ngadalta, ndërsa te dhënat e para flasin për rimarrjen e "bastioneve" nga dy kampet kryesore.
**********
Përfaqësuesit e katër organizmat ndërkombëtare OSBE, ODIHR NATO e KE, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për të dhën raportin paprak mbi zgjedhjet e së dielës, të cilat konsiderohen si test i Shqipërisë për Bashkimin Europian.

Me ton të ashpër, të butë, kritik apo qortues Koordinatori special i ekipit të përkohshëm të vëzhguesve të OSBE në Shqipëri, Volfang Grosruk, ambasadorja e ODIHR,Audrey Glover, Kryetari i Asamblese parlamentare te NATO-s, Bruce George dhe drejtuesja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës, Corien Jonker dhe ishin te perbashket ne nje qendrim: "Ka përparime por nuk janë arritur ende standardet" .
Kur ora shënon 15:27 minuta, janë numëruar 1481 kuti votimi nga 4753 Qendra Votimi, nga të dhënat e publikuara nga ECA-s dhe KRIIK, Partia Socialiste vazhdon të kryesojë Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën. Partia Demokratike në avantazh në Shkodër, Kukës, Lezhë , Dibër Durrës dhe Korçë.







All the contents on this site are copyrighted ©.