2009-06-29 19:07:53

Kosova bën tani pjesë në FMN dhe në Bankën Botërore


(29.06.2009 RV)Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan sot në Uashington dokumentet për anëtarësimin e vendit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Deri tani, 60 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërmjet tyre SHBA-të dhe 22 nga 27 anëtarët e Bashkimit Evropian. Serbia ka kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë për të deklaruar të pavlefshme shpalljen e pavarësisë nga ana e Kosovës, por vendimi i organit të lartë të drejtësisë pritet jo më parë se vitin që vjen dhe gjithsesi, nuk është i detyrueshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.