2009-06-29 19:08:49

Japonia e Koreja e Jugut në alarm për provat atomike të Piong-jangut


(29.06.2009 RV)Shqetësimi për programin bërthamor të Koresë së Veriut ishte dje në qendër të bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të Japonisë e Koresë së Jugut, ndërsa SHBA-të nënvizojnë nevojën e sanksioneve të reja kundër Piong-jangut.
Ditët e ardhshme, Koreja e Jugut ka mundësi të hedhë raketën ndërkontinentale, që mund të arrijë deri në ishujt Havai. Gjendja keqësohet nga kërcënimet e Piong-jangut javën që kaloi dhe nga deklarata e qartë se vendi dëshiron të pasurojë plutoniumin për të arritur në prodhimin e armëve bërthamore.








All the contents on this site are copyrighted ©.