2009-06-28 20:02:30

Shenjtorët e javës së ardhshme


(28.06.2009 RV)RealAudioMP3 Sot, e diela XIII e vitit kishtar, Kisha Katolike kremton festën e Shën Ireneut, Ipeshkëv e martir e të Shën Palit I, papë. Jeta jonë o Zot është një kalim i përhershëm: bëj që të jemi gjithnjë gati të të marrim me vete.

Nesër, 29 qershor, bie Solemniteti i Shën Pjetrit e i Shën Palit, Apostuj. Me këtë festë, Kisha kremton prejardhjen e saj apostolike, që ka si gur këndi vetë Krishtin.

Na e trego o Zot mëshirën tënde. Të dyja leximet e ditës së martë, 30 qershor, paraqesin kalimin nga një gjendje qetësie, paqeje në pështjellimin e natyrës; por gjithnjë Zoti na ofron mundësinë e shëlbimit. Në këtë ditë kremtohen Shenjtorët protomartirë të Kishës së Romës.

Muaji i korrikut, fillon me përkujtimin e Shën Xhulit e Aronit, martirë të Bretanjës dhe të Lumit Injac Falcon. Nganjëherë nuk është e lehtë të kuptohet vullnesa e Zotit: Abrahamit, Zoti i kërkon të pranojë kërkesën e Sarës e kështu do t’i japë bekime Ismaelit. Jezusi, për të shpëtuar dy vetë të pushtuar nga Djalli, vë në vështirësi ekonominë e një bashkësie.

Më 2 korrik, ditën e enjte, Kisha Katolike feston shenjtorët Proçeso e Martiniani, martirë romakë, shën Eutikion, martir dhe të Lumen Eugjeni Jubert. Në jetën e çdo njeriu vjen gjithnjë momenti i sprovës, në të cilin del në pah çfarë vlen me të vërtetë: feja.

Shën Toma Apostull është protagonisti i ditës së premte, 3 korrik. Me kërkesën e tij për të prekur me dorë Krishtin e Ngjallur, përmbledh në vetevete sjelljen e të gjithë atyre që ia nënshtrojnë fenë verifikimit me anë të eksperimentit. Por i lum është ai që beson, pa prekur.

Faqja nga Libri i Zanafillës, që lexohet të shtunën, 4 korrik, mund të na lërë pa gojë fillimisht, por na tregon se Zoti përdor edhe llumin njerëzor për të realizuar planet e veta. Në këtë ditë, kremtohet festa e Shën Izabelës së Portugalisë dhe i të Lumit Pierxhorxho Frasati.

Më 5 korrik, e diela XIV e vitit kishtar, Kisha përkujton Shën Antonin Maria Xakaria, meshtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.