Në katakombet romake të Shën Teklës gjindet ikona më e lashtë e Shën Palit
(28.06.2009 RV)Duhet të ishte një ditë e zakonshme pune ajo 19 qershorit të
kaluar për specialistët e Komisionit Papnor të Arkeologjisë Kishtare, që vijojnë punimet
në katakombet e Shën Teklës, pranë rrugës Ostiense në Romë. Por, falë përdorimit të
teknologjisë lazer, një zbulim fatlum, krejt i papritur: portreti më i lashtë i Shën
Palit u duk pas një shtrese gëlqerore, në qendër të qemerit të një kubikuli, siç quhen
varret e hapura në mur. Specialistët e kuptuan menjëherë se ishte portreti i Shën
Palit, sepse i ngjiste plotësisht fytyrës së Apostullit të madh të Popujve, ashtu
si paraqitet në ikonografinë tradicionale të epokës paleokristiane: fëtyrë thatime,
me mjekërr të zezë me majë e me pak flokë. Lajmin për këtë gjetje, pikërisht në
sa mbyllet Viti kushtuar Apostullit të Popujve, e jep sot gazeta vatikanase ‘L’Osservatore
Romano’.