2009-06-26 19:25:10

Kardinal Maradiaga: Obama e Papa kanë divergjenca, por edhe pika takimi


(26.05.2009 RV)Presidenti i Karitasit Ndërkombëtar, kardinali Andrés Rodrigez Maradiaga komentoi audiencën e presidentit amerikan Barak Obama te Papa, më 10 korrik. “Më vjen mirë – tha ai – që pas mbledhjes së G8-ës, Obama dëshiron të takojë Benediktin XVI. Papa është gjithnjë gati të presë këdo e dialogu do të jetë shumë i dobishëm. Është e vërtetë se ekzistojnë kontraste me SHBA-të, por edhe pika konvergjence, sidomos në temat e drejtësisë e të paqes”. Sipas kardinal Maradiagës, dialogu ndërmjet Obamës dhe Papës do të jetë shumë interesant e “dialogu, dihet, është rrugë për paqen”, përfundoi prelati i lartë.








All the contents on this site are copyrighted ©.