2009-06-26 17:58:26

Don Karlo Nani, rektor i ri i Universitetit salezian


(26.06.2009 RV)Me dekretin e Kongregatës për edukimin katolik, Don Karlo Nani, ish-dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit gjatë viteve 1995-2001 e, më pas, nga prilli i vitit 2008, emërohet Rektor i madh i Universitetit Papnor salezian.
Don Nani, që do ta fillojë zyrtarisht detyrën e re më 10 korrikun e ardhshëm, është diplomuar në filozofi pranë Universitetit La Sapienza të Romës dhe në teologji patristike e histori të dogmës, pranë Universitetit Papnor Gregorian. Është profesor i filozofisë së edukimit dhe i pedagogjisë së shkollës në fakultetin e shkencave të edukimit. Jep edhe mësimin e filozofisë së komunikimit në fakultetitn e shkencave të komunikimit shoqëror.







All the contents on this site are copyrighted ©.