(25.06.2009 RV)U bë publik dje në Uashington, Raporti i OKB-së për drogën dhe
trafikun e lëndëve narkotike në vitin 2009. Shqipëria shihet si vend tranzit i drogës,
që më pas shpërndahet në Evropë. Sipas të dhënave, 45% e heroinës që vjen në Itali
e ka prejardhjen nga Shqipëria dhe Turqia. Shqipëria është gjithashtu ndër vendet
ku përdorimi i drogës nga popullsia, sidomos nga të rinjtë, është në rritje. Vendi
prodhon kanabis, e cila mbetet droga më e kultivuar dhe e përdorur në të gjithë botën.
Globalisht, vihet re një rënie e përdorimit të kokainës dhe opiumit, ndërsa rritet
përdorimi i drogave sintetike në botën e zhvilluar.