2009-06-25 13:19:31

Më 10 korrik, Obama tek Papa


(25.06.2009 RV)Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama do të pritet në audiencë nga Papa Benedikti XVI më 10 korrik, gjatë turneut të tij në Evropë, ku do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e G8-ës në Akuila të Italisë. Lajmi u përmend dje në konferencën e shtypit të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë dhe është konfirmuar nga Selia e Shenjtë. Sipas zëdhënësit, do të diskutohen një sërë argumentash, duke përfshirë edhe besimin e përbashkët në dinjitetin e të gjithë njerëzve.







All the contents on this site are copyrighted ©.