2009-06-24 16:59:10

Ismail Kadare merr çmimin “Princ i Asturias” për letërsinë


(24.06.2009 RV)Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare mori dje çmimin spanjoll “Princ i Asturias” për letërsinë, i cili i njeh merita për impenjimin shoqëror të veprës së tij. Është njëri nga tetë çmimet, që jepen çdo vit në fushën e artit, shkencave, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe komunikimit. Çmimi “Princ i Asturias” i siguron fituesit një shumë prej 70 mijë dollarësh dhe një skulpturë të artistit Joan Miro. Kujtojmë se Ismail Kadare ka qenë disa herë aspirant i Çmimit Nobel për letërsinë, të cilin nuk e ka fituar për shkak të shërbimit që i kanë kryer veprat e tij regjimit komunist në Shqipëri.








All the contents on this site are copyrighted ©.