Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu viziton Shqipërinë
(23.06.2009 RV)Presidenti i Republikë së Kosovës, Fatmir Sejdiu arriti sot
pasdite për një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit
Bamir Topi. Sipas një komunikate për shtyp, Presidenti Sejdiu do të takohet me Presidentin
e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq
dhe Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Pala mikpritëse njoftoi se të katër
presidentët do bashkëbisedojnë për marrëdhëniet shumëpalëshe, për bashkëpunimin rajonal
dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik
të vendeve ballkanike.