2009-06-22 17:05:16

Atentat kundër presidentit të Ingushecies


(22.06.2009 RV)Kthehen problemet në kufirin me Çeçeninë. Kreu i rajonit autonom rus të Ingushecies, Junus-Bek Jevkurov u plagos sot paradite në një atentat të kryer nga një terrorist kamikaze. Shpërthimi i makinës së atentatorit shkaktoi edhe vdekjen e shoferit të kortezhit presidencial dhe plagosjen e katër të tjerëve. Atentati në republikën kufi me Çeçeninë nuk është rivendikuar, por dyshimet bien mbi separatistët islamikë. Aktualisht, Jevkurov ndodhet në spital, jashtë rrezikut. “Vepër banditësh” e përkufizoi aktin presidenti rus Medvedev, i cili ka urdhëruar hapjen e një procesi hetimor.







All the contents on this site are copyrighted ©.