2009-06-21 19:16:43

Për të tetën ditë me radhë, manifestuesit janë kthyer në sheshin e Teheranit


(21.6.2009 RV)Për të tetën ditë me radhë, manifestuesit janë kthyer në sheshin e Teheranit për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenziale të 12 qershori e kčrkuar drejtësi. Video amatoriale, lexohet në faqe të internati të Cnn, kanë treguar rreshtat e pafund të manifestuesve që nëpër rrugët kryesore të qendrës së kryeqytetit të Iranit kanë protestuar me garrula “Mos keni frikë, jemi të bashkuar” e “vdekje diktatorit”. Një protestë është irganizuar edhe në Universitetin Azad të Teheranit. Në saje të dëshmive që janë dhënë dëshmitarët, me mijëra agjent të policisë speciale janë radhitur nëpër udhë të qytetit. Shumica e dyqaneve janë të mbyllur. Situata duket pak më e qetë se dje kur, sipas burimeve spitalore, 19 persona, ndërsa sipas burimeve të pavarura janë 150 të vrarë gjatë ndeshjeve ndërmjet demonstruesve e policisë. Ish presidenti iranian, Khatami ka kërkuar lirimin e të gjithë personave që janë arrestuar gjatë manifestimeve të protestave për zgjedhjet e 12 qershorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.