2009-06-20 18:42:08

Atë Lombardi për Çështjen e lumnimit të Piut XII


(20.06.2009 RV)Nënshkrimi i dekreteve, që kanë të bëjnë me çështjen e lumnimit, është në komptencë të plotë të Papës, i cili duhet lënë plotësisht i lirë në vlerësimet e në vendimet e tij”. Këtë pohoi drejtori i Sallës vatikanse të Shtypit, Atë Federiko Lombardi, pas shkrimeve, që u dukën në agjensitë e lajmeve e në gazeta, lidhur me shkaqet e zgjatjes të çështjes së lumnimit të Piut XII, zgjatje që i atribuohet mjedisve hebraike. Lajmet bënin fjalë për një takim, mbajtur mbrëmë në Romë, me pjesëmarrjen e jezuitit Atë Peter Gumpel, relator i Çështjes së lumnimit të Papës Paçeli. Rregulltari jezuit pohon se mendimet që i atribuohen nga gazetat, nuk kanë të bëjnë fare me të. E atë Lombardi shton: “Në se Papa mendon që studimi dhe reflektimi mbi çështjen e Piut XII duhen vijuar, ky qëndrim i tij duhet respektuar e nuk është e arsyeshme të ndërhyhet në mënyrë të pajustifikuar e të panevojshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.