2009-06-19 18:23:08

U paraqit në Vatikan dokufilmi mbi Jezuitin ‘Atë Mateo Riçi’, realizuar nga regjisori Gjon Kolndrekaj


(19.06.2009 RV)RealAudioMP3 Mbrëmë në Vatikan u paraqit filmi dokumentar, titulluar ‘Mateo Riçi. Një Jezuit në mbretërinë e Dragoit”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së misionarit të madh të shekullit XVI që, me emrin Lì Mǎdòu në gjuhën mandarine, u bë bir në shpirt i këtyre trojeve, të cilat shumkush në perëndim i konsideronte si fundi i botës.
Ishin të pranishëm kardinajtë Ruini, Dias e Montexemolo; sekretari personal i Benediktit XVI, imzot Genshvain; imzot Çeli; zëdhënësi i Atit të Shenjtë, jezuiti Atë Federiko Lombardi, drejtor i Qendrës Televizive të Vatikanit dhe i Radios sonë, ambasadori i Kinës pranë selisë apostolike, zoti Wang- Larry Yu-Juan dhe ai i Kosovës, zoti Albert Prenkaj.
Duke u marrë me figurën e tij madhore - pohon regjisori kosovar Gjon Kolndrekaj – njoha një personalitet me dhanti të jashtëzakonshme, një rregulltar që ishte i aftë të ngjallte në zemrën e çdo njeriu, fenë e shpresën. Por, ta dëgjojmë vetë regjisorin e mirënjohur, në mikrofonin e don David Gjugjës:...........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.