2009-06-19 17:41:33

Në Vlorë do të takohen Presidentët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë


(19.6.2009 RV)Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, fqinjë të Shqipërisë, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të takohen në qytetin e Vlorës më 23 dhe 24 qershor 2009. Të katër presidentët do bashkëbisedojnë për marrëdhëniet dypalësh, për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në përfundim të takimit do të ketë një konferencë e përbashkët shtypi.







All the contents on this site are copyrighted ©.