Khamenei i thotë mjaft protestave, populli ka zgjedhur Ahmedinexhadin
(19.6.2009 RV)Udhëheqësi Suprem i revolucionit, Ayatollah Ali Khamenei ka
rudhčruar t’i jepet fund protestave në Iran e ka deklaruar se nuk do të bie në ndikimin
e sheshit dhe ka konfirmuar zgjedhjen e Mahmud Ahmendinexhadit.Pra, lideri suprem
i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, deklaroi se qytetarët e Iranit kanë zgjedhur atë
që kanë dashur për president në zgjedhjet e javës së kaluar në Iran. Khamenei pohoi
se nuk ka pasur mashtrime apo manipulime në zgjedhjet e 12 qershorit, në të cilat,
sipas autoriteteve, me shumicë votash ka fituar presidenti Mahmud Ahmedinexhad por
jo sipas partive opozitare, të cilat akuzojnë për manipulim e vjedhje të vota. Kështu,
zgjedhjet presidenciale në Iran u pasuan nga protesta masive të opozitës për shkak
të rizgjedhjes president të Ahmedinexhadit. Khamenei ka kërkuar që protestat të ndalen,
sepse sipas tij, për rezultatin e zgjedhjeve është vendosur në kutitë e votimeve e
nuk mund të vendoset në rrugë. Khamene theksoi se liderët politikë do të përgjigjën
për çfarëdo lloj dhune e që përpiqen të dëmtojnë besimin e qytetarëve në sistemin
shtetëror, duke e vënë në dyshim rregullsinë e rezultatin të zgjedhjeve.